Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Gusht 2020, 15:03

Kaos në Kakavijë, qytetarëve u bie të fikët nga vapa, të tjerë marrin rrugën me këmbë

Në Kakavijë situata vazhdon kaotike. Dhjetëra qytetarë ia kanë marrë me këmbë duke bërë 6-7 kilometra rrugë. Si pasojë e vapës së madhe disave u ka rënë të fikët dhe kanë përfunduar të shtrirë përtokë në pritje të ndihmës mjekësore.

Pala shqiptare po punon me 8 sportele, ndërsa pala greke me 3 sportele.

Ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijës ndodhi një ngjarje tragjike, ku një fëmijë 10-vjeç u aksidentua për vdekje nga një ambulancë. 

Burimi: sot.com.al