Ish-konkurrentja e Miss USA Brittany Nicole Poteet është arrestuar nën akuzën për sulm ndaj ish-të fejuarit të saj me një zinxhir qensh.

34-vjeçarja, dikur fitoi kurorën e Miss Virginia 2011 ndërsa tani ka një karrierë si mundëse në Australi.

Ajo u akuzua nga policia e New South Wales për dy sulme me dëmtime trupore ndaj ish të fejuarit 43-vjeçar.

Modelja fillimisht u akuzua për plagosje të ish të fejuarit me një zinxhir qensh ndërsa në akuzën e dytë dyshohet se i theu hundën.

Seanca gjyqësore për Poteet është caktuar të mbahet në shtator.


