Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Gusht 2020, 12:12

Tragjike/ Covidi shuan familjen me 4 anëtarë, vdesin prindërit dhe dy vajzat

Një çift dhe dy vajzat e tyre nga Teksasi ndërruan jetë nga koronavirusi në më pak se një muaj.

“Metro” bën të ditur se vajza më e madhe, Angelica Bautisa ishte e para që u largua nga jeta në moshën 49-vjeçare. Më pas ndërroi jetë nëna 70-vjeçare, tre ditë më vonë vdiq edhe Marisol dhe babai i familjes, Abelardo Bautisa, 75-vjeç.

Gerry Bautisa, djali i familjes, i cili gjithashtu ishte i infektuar me COVID-19 tha: "Dukej sikur babai po shërohej nga koronavirusi. Situata me të ishte në rregull. Ne menduam se ai po shërohej, por humbja e tre njerëzve më të dashur e hidhëroi. Kur babai im vdiq , 'vdiqa' edhe unë. Ishte një tronditje e tmerrshme”, tha Gerry.

Gerry kaloi disa ditë në spital për shkak të infektimit, por arriti të shërohet. “Sa herë që kollitja, kisha ndjenjën se dikush po më shtypte mushkëritë”, tha ai.