Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e mirë se mjeku Alban Hatibi ka fituar betejën me koronavirusin. Manastirliu shkruan se mjeku Hatibi ka shërbyer prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Sot ai e ka mposhtur virusin e rëndë dhe është shëruar.
Postimi i ministres: Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me COVID19
Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën me Covid19

