Nga Shqipëria / E Shtunë 15 Gusht 2020, 11:11

Tragjike në Kakavijë/ Autoambulanca përplas për vdekje fëmijën 10 vjeç që po priste në radhë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Kakavijë. Një autoambulancë ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç. Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila raporton se autoambulanca ka qenë me shpejtësi dhe dyshohet se fëmija i ka prerë rrugën.

Nga të dhënat e para, bëhet me dije se i mituri po priste radhën për të kaluar në kufi.