Nga Shqipëria / E Premte 14 Gusht 2020, 22:10

4 ditë i shtruar, humb jetën një tjetër pacient me Koronavirus te Infektivi

Mbrëmjen e sotme një tjetër pacient ka humbur jetën nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar nga Tepelena, i cili ishte shtruar katër ditë më parë te Infektivi.

59-vjeçari kishte shfaqur simptoma të rënda, si probleme me frymëmarrjen dhe temperaturë të lartë. Numri i viktimave nga Koronavirusi në Shqipëri ka shkuar 220.

Burimi: "Abc News"