Nga Shqipëria / E Premte 14 Gusht 2020, 21:09

Regjistrohen lëkundje tërmeti në këtë qytet të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti janë regjistruar këtë të premte në qarkun e Elbasanit, rreth 9 kilometra nga Librazhdi. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.1.

Që pas tërmetit të 26 Nëntorit, në vend janë ndjerë lëkundje të vazhdueshme por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar ose dëme materiale.