Pak kohë më parë u zbulua lidhja e Dj Sardit, me një vajzë të panjohur për publikun. Ai nuk i ka kursyer fotot pranë saj në rrjete sociale, por deri më sot ishte kujdesur të mos i zbulonte portretin e plotë të fytyrës.

Siç mund ta vini re..."deri më sot!" Këtë të premte Sardi ka shuar kureshtjen e të gjithëve, duke publikuar në Instastory një foto të partneres, ku mund të shihet qartë fytyra e saj.

Ajo është një bjonde simpatike dhe mban në dorë një gotë verë. Sardi nuk e ka zbuluar ende emrin e saj, ndërkohë që postimin e ka shoqëruar me një zemër të kuqe.





