Nga Shqipëria / E Premte 14 Gusht 2020, 17:05

Çfarë atmosfere! Luana Vjollca dhe Jay Santos thyejnë rrjetin me këngën e re

Luana Vjollca dhe këngëtari latin, Jay Santos kanë publikuar këtë të premte bashkëpunimin e shumëpritur nga fansat. Kënga titullohet "Locos" dhe është realizuar në tre gjuhë, shqip, spanjisht dhe disa fjalë në anglisht.

Ndonëse nuk ka shumë që është publikuar, "Locos" ka marrë shumë komente pozitive nga fansat. Videoklipi është plot atmosferë, kërcime, ngjyra, makina dhe veshje luksoze.

Kujtojmë se ka qenë vetë këngëtari latin ai që i ka kërkuar Luanës të bashkëpunojë me të dhe ajo ka pranuar.