Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video që tregon situatën e rëndë aktualisht brenda spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në këtë spital ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital.
Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e COVID-19.
“Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID19”, shkruan Manastirliu.
