Nga Shqipëria / E Premte 14 Gusht 2020, 14:02

E dhimbshme/ Koronavirusi i merr jetën infermieres shqiptare

Koronavirusi i ka marrë jetën një infermiereje shqiptare nga Peja, që gjatë gjithë kohës ka qenë në detyrë për të ndihmuar të infektuarit. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti Veton Berisha.

Postimi i deputetit: Njoftim mortorë!
Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë,
Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e dashura jonë vjehrra ime Shkurte Gecaj në moshën 63 vjeqare.
Varrimi i së ndjerës do të bëhet nesër më 14 gusht 2020, në varrezat e fshatit Novosellë të Komunës së Pejës në ora 18.00h, duke respektuar rregullat e rekomanduara nga Institucionet Shëndetësore.
Për ne mbetësh heroinë e vërtetë pasi që e sfidove vehtën deri në fund duke ndihmuar të tjerët për të shpëtuar nga ky Covid famkeq!
Do të mbetësh gjithmonë në kujtimet tona.
Zoti të shpërbleftë më Xhennet.
Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja!
Me respekt
Veton Berisha