Nga Shqipëria / E Premte 14 Gusht 2020, 11:11

Rama dhe Linda me pushime në Jug, kush është mysafiri i veçantë që i shoqëron

Kryeministri Rama këto ditë Gushti po i kalon në bregdetin e jugut. Kreu i qeverisë është fotografuar në Sarandë.

Në foton e siguruar nga abcnews.al, Rama shihet mjaft i qeshur nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, Linda ndërsa në tavolinë është edhe një “mysafir” i veçantë. Rama dhe Linda kanë drekuar me presidentit kroat Zoran Milanoviç. Presidenti kroat shoqërohet nga një grua dhe një djalë, që mendohet të jetë e shoqja me të birin.

Zoran Milanoviç njihet për miqësinë e tij me Edi Ramën.