Nga Shqipëria / E Premte 14 Gusht 2020, 09:09

E tmerrshme/ Vetëvritet në moshën 36-vjeçare vajza e miliarderit të njohur

Vajza e bashkëpronarit të skuadrës së futbollit amerikan New York Giants, Steve Tisch, Hilary i ka dhënë fund jetës. 

Mediat e huaja raportojnë se 36-vjeçarja ishte në gjendje të rëndë nga shëndeti mendor. Babai i saj Steve deklaroi se e bija vuante nga depresioni.

Hilary ishte stiliste bizhuterish dhe kishte një organizatë jofitimprurëse me të cilën siguronte ndihmë mjekësore falas për njerëzit në nevojë.

“Hilary ishte një person i dashur dhe i mrekullueshëm. Nëna motrat dhe vëllezërit e saj janë të tronditur nga humbja e saj. Ajo la boshllëk në zemrat tona. Hilary luftoi me sa mundi kundër sëmundjes së depresionit. Familja jonë është zemërthyer dhe po mban zi për humbjen tragjike. Kërkojnë privatësi në këtë kohë të vështirë”, thuhej në deklaratën e familjes.