Ish-ministri i shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq u arrestua nga policia këtë të enjte, nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një 23-vjeçareje.
Në një intervistë për "Klan Kosova", 23-vjeçarja ka treguar se Baliqi i kishte vizituar të bijën e cila qëndronte prej 17 ditësh në spital. Më pas në një moment ai e kishte kapur përdore, duke e futur në dhomë.
Sipas deklaratës së nënës së re, ish-ministri i kishte thënë se do i maste pulsin, ndërkohë kishte nisur nga "ledhatimet".
“Më kapi përdore dhe më msheli mrena me zor. E mshelli derën dhe ndali dritën. I thashë çele derën se thirra sigurimin.
Siç isha shtrirë, tha po du me ta mat pulsin e zemrën dhe tensionit. Më kapte, duke me më ledhatu. E shtyva dhe e çela derën dhe ika”, ka treguar ajo.
