Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 20:08

'Ji origjinale! Fytyra jote ka ndryshuar shumë', Sara Hoxha hap zemrën me ndjekësit

Personazhet publike vendosin shpesh t'iu kthejnë përgjigje komenteve të ndjekësve në rrjete sociale. Kështu ka bërë së fundmi dhe trashëgimtarja e "Top Channel", Sara Hoxha.

Ajo ka publikuar një foto nga mbrëmja e djeshme, ku shihet e kuruar deri në detaje. Një ndër ndjekësit i ka shkruar se dukej më mirë pa ndërhyrjet në fytyrë, sepse ishte origjinale.

“Ishte e mrekullueshme më parë dhe je dhe tani, por ishe origjinale. Tiparet e fytyrës tënde kanë ndryshuar shumë. Kujdesi për veten brenda dhe jashtë është i rendësishëm dhe i nevojshëm. Ji krenare për format e fytyrës tënde që ke trashëguar nga prindërit e tu. Ji origjinale, jo një produkt i masës së produkteve”, është komenti i ndjekësit.

Sara nuk ia ka kursyer një përgjigje, madje ajo ka hapur zemrën, duke treguar se ndryshimet e saj kanë filluar që në moshën 18-vjeçare.

“Faleminderit, e kuptoj nga vjen. Dhe unë pata të njëjtën mënyrë të mendimit. Kam ndryshuar tërësisht trupin tim qëkur isha 18 vjeç. Ishte më delikate atëherë se sa tani. Kam trashëguar shumë gene të tjera nga prindërit e mi, dyshoj se botox-i dhe filler-i kanë aq rëndësi. Ne veshim të njëjtat këpucë, të njëjtat veshje dhe jemi në një platform plot me produkte të masës/shumicës. Pse duhet të insistoj të jem “origjinale” kur mund të kujdesem për diçka që më bën të ndihem më mirë me veten? Çdokush bën zgjedhjet individuale në jetë, e imja ndodhi të jetë pak kujdesje për lëkurën”, ka replikuar ajo.