Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 17:05

Martohet Rozana Radi, artistja jep lajmin e madh

Artistja shumë e dashur për publikun e që prej vitesh ka sjellë vetëm hite, Rozana Radi ka dhënë lajmin e madh përmes një postimi në Instastory.

Një prej ndjekësve e ka pyetur Rozanën se kur do të martohet dhe artistja nuk ka hezituar t'i përgjigjet. 

"Aq shpejt sa s’ta merr mendja", shkruan Rozana duke treguar kështu se shumë shpejt do e shohim nuse. 

Kujtojmë se Rozana ka qenë gjithmonë shumë diskrete për jetën e saj private, megjithatë ka pranuar se është në një lidhje dashurie prej disa vitesh.