Me anë të një statusi në rrjete sociale, moderatorja Aida Shtino ka reaguar ashpër rreth sjelljes së mjekëve në spitalet Covid. Ajo i akuzon se nuk i lënë pacientët të mbajnë telefon, duke iu mohuar komunikimin me familjarët e tyre.
Shtino i cilëson "të pashpirt", të cilët i trajtojnë pacientët si kavje laboratori dhe i paralajmëron se kjo situatë do të krijojë një turmë me njerëz të tërbuar që do t'iu vërsulen nga zemërimi. Ajo shkruan se pas kësaj as ushtria nuk do t'i shpëtojë dot.
'A mundet tiu bej nje pyetje doktoreve tane te “çmuar” Perse nuk ju lejojne te semureve me covid qe jane te shtruar ne spital telefon..??????
Kush eshte arsyeja , qe nuk i lejojne te flasin me te afermit e tyre…?????? A jeni ne terezi ti Ministre Manastirliu dhe ti Kryetare e Komitetit Rakacolli me Pipero e kompani …..??????
A i keni trute ne koke, apo ju kane vaksinuar juve perpara, se qe te jeni kaq te pashpirt nuk ma priste mendja kurre…..
A do ta mbani dot turmen kur tiu versulen, sepse po ju ” zhduken” te afermit!!!!!!!!
A jeni ne dijeni se cfare jeni duke bere ??????????
A i keni trute ne koke ju doktoresha a keni femije e prinder ne shtepi ju ??????????
Kush eshte arsyeja qe nuk ju lini telefon kush??????
Nje gje po ju them mbajeni mend, se nuk do te arrini te permbani me turmen e terburar , qe do tiu versulen nga zemerimi , sepse po i ktheni ne kavie laburatori te afermit e tyre….dhe aty jo polici, po as ushtri nuk i ben dot zap….”, ka shkruar moderatorja.

