Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 17:05

Kosovë/ Ish-ministri i Shëndetësisë arrestohet për sulm seksual ndaj pacientes 23-vjeçare

Ish-ministri i shëndetësisë në Kosovë, Numan Baliq është arrestuar nga policia nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një pacienteje 23-vjeçareje.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodan Nikçi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në spitalin e Pejës.

“Lidhur me rastin në fjalë është ndaluar një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale sulm seksual në spitalin regjional të Pejës. Me urdhër të prokurorit është dërguar në ndalim 48 orësh, gjithashtu prokuroria në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke ndërmarrë veprime lidhur me këtë çështje”, tha Nikçi për KosovaPress.

Burimi: "KosovaPress"