Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 16:04

Aksidentohet djali i presidentit Hashim Thaçi, policia jep detajet e aksidentit

Djali i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti ka pësuar aksident mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur "Gazeta Shneta" ndërsa Gazeta Express ka pyetur Policinë e Kosovës lidhur me aksidentin.

Policia e ka konfirmuar se në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident, duke thënë se në të janë përfshirë tri vetura.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

Mediat kosovare raportojnë se Endrit Thaçi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka dalë nga spitali pas trajtimit mjekësor të marrë në QKUK.

Burimi: Gazeta Express