Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 16:04

E fundit/ Shifra alarmante, 154 raste të reja sot, 84 vetëm në këtë qytet

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga Covid-19 dhe 154 persona janë konfirmuar pozitiv.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste në Korçë, Lushnje, nga 4 raste në Mirditë, Përmet, nga 3 raste në Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malsi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast në Kavajë, Tropojë, Peqin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.