Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 14:02

Situatë kaotike në Kakavijë/ Greqia merr vendimin drastik, krijohet radhë kilometrike

Pala greke në Kakavijë ka ndërprerë punën. "Dosja.al" bën të ditur se sot prej orës 10:00 më mëngjes nuk ka lejuar kalimin e asnjë qytetari.

Shkak për ndërprerjen e punës është kryerja e tamponit për qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë.

Radha tashmë ka shkuar në mbi 12 kilometra, vetëm nga pjesa e territorit të Shqipërisë, pasi qytetarë kanë dhe 2 ditë që presin.

Mes qytetarëve që presin ne radhë, ka fëmijë të vegjël dhe njerëz që kanë probleme shëndetësore, por kanë shumë orë që janë duke ndenjur nën diellin e nxehtë.