Nga Shqipëria / E Enjte 13 Gusht 2020, 11:11

Tjetër viktimë nga Covid, humb jetën mësuesi nga Mirdita

Një tjetër viktimë është shënuar këtë të enjte në vendin tonë nga Covid 19. Burime për Abc News bëjnë me dije se viktima është një mësues nga Mirdita, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ku ndodhej në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë një  ditë më parë është shënuar edhe rekord i numrit të rasteve të reja me Covid  ku në 24 orë janë konfirmuar 141 raste pozitive duke e çuar në 3057 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.