Një ngjarje ndodhi mëngjesin e sotëm në spitalin "Shefqet Ndroqi" ku një i ri është hedhur nga kati i tretë dhe ka ndërruar jetë.
Burime për "Fax News" bëjnë me dije se 29 vjeçari i prekur me Covid, kishte mbërritur në spitalin Shefqet Ndroqi rreth 7 ditë më parë, ndërkohë që po shkonte drejt shërimit.
Fax News mëson se i riu është hedhur nga ballkoni në momentin kur infermierja kishte shkuar për t'i bërë injeksionin. Ka qenë infermierja që nuk e ka gjetur më pacientin në krevat, pasi kishte shkuar që të merrte një tjetër medikament.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetimet për rastin.
