Një njeri shumë i rëndësishëm për Jona Spahiun feston sot ditëlindjen! Bëhet fjalë për motrën e saj, Sherinën, me të cilën ka një ngjashmëri të madhe.

Në ditën e saj të veçantë, moderatorja e ka uruar publikisht me fjalët më të ndjera. Ajo ka ndarë momente të ndryshme të Sherinës në Instastory, e cila në të shumtën e rasteve shihet me vogëlushin Raiden.

“Gëzuar ditëlindjen tezja më e bukur në botë! Nuk mund të kërkoja më shumë se një motër që s’blen kurrë asgjë pa më marrë mendim!
Një kaki nevrike që sa herë zihemi, thotë: “Unë vij vetëm për çunin, se të ishte për ty s’do të vija fare në shtëpi.
Kaki me flokët e artë që ia kam zili!
Kaki që na blen atlete dhe libra. Për atletet s’kam dyshim që do i ketë qejf kur të rritet, por uroj të ketë qejf dhe këto të dytat", ka shkruar Jona krahas fotove.





