
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka fshirë të gjitha postimet në profilin e saj të Instagramit, për të postuar foto dhe video ku shihet e veshur nuse. Dafina është veshur me të bardha duke shokuar kështu fansat.
Jeni kurioz ta dini kush është dhëndri? Ndonëse flitej se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes, Dj Geek i ka habitur të gjithë me komentin e tij. "Nusja më e bukur", i ka komentuar ai, ndërsa këngëtarja ia ka kthyer me dy emoji, të një dhëndri dhe të një nusje.
Nuk dihet ende se ç'po ndodh mes tyre, mos ndoshta po xhirohet ndonjë videoklip, por rrjeti po çmendet nga komentet e tipit: "Urime martesa!" Përpos fansave, janë dhe miqtë e kolegët ata që e kanë uruar Dafinën.