Me anë të një statusi në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria ka miratuar më shumë se 5.191 paga lufte, për punonjësit e sektorit të transportit rrugor dhe të larguarit nga puna nga ky sektor në muajin qershor
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Njoftimi:
Solidaritet për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor
Qeveria shqiptare miraton:
+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!
Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!
Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)
