Situata sa vjen e përkeqësohet nga Covid-19, ku dita ditës po shtohet numri i rasteve të reja. Veç Tiranës, Durrësit e Shkodrës, që konsiderohen si vatra të nxehta, rastet me Covid-19 po shtohen edhe në bashki ku infeksionet kanë qenë sporadike. Rritja e rasteve mund të çojë dhe në rikthim të masave kufizuese.
“Kemi vënë re infektime kësaj jave edhe në qarkun e Kukësit, ka rritje në Kukës, Tropojë dhe Has. Përveç distancimit fizik individual, përdorimit të maskave, natyrisht do të kishin vlerë edhe masa të tjera, por kjo do të vlerësohet hap pas hapi”, shprehet Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive, ISHP.
Bino pohon se në spitalin Shefqet Ndroqi, në pavione të ndara po trajtohen edhe pacientë të dyshuar, pasi tamponi ka rezultuar negativ, por ekazminimi radiografik vërteton të kundërtën.
“Janë dy spitale që janë pothuajse të mbushura. Jo vetëm shtretërit, por edhe kapacitetet e shërbimit të kujdesit intensiv. Kemi raste të mundshme. Në 20% të rasteve në tampon nuk identifikohet dhe mund të kemi të bëjmë me Covid, gjë e cila pasqyrohet në shenja klinike dhed radiologjike”.
