Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Gusht 2020, 14:02

E rëndë në Durrës, mbytet në pishinë 10-vjeçari

Mesditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Durrës. Një djalë 10-vjeçar nga Kosova është mbytur në një pishinë.

Policia njofton se E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Burimi: abcnews.al