Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi dje se Rusia është vendi i parë në botë që ka miratuar vaksinën e Koronavirusit. Ai u shpreh për mediat se njëra prej vajzave të tij e kishte provuar.

“Një nga vajzat e mia ka marrë pjesë në eksperiment dhe i është injektuar një dozë. Temperatura i shkoi 38 gradë për një ditë”, mësohet të ketë thënë presidenti rus.

Putin ka dy vajza, Maria Vorontsova dhe Katerina Tikhonova, të dyja bjonde me sy blu. Maria, 35 vjeç është vajza e madhe e Putinit. Ajo është endikronologe dhe bashkëpronare në një kompani farmaceutike. Ndërsa Katerina, 33 vjeç ka qenë një kërcimtare akrobatike dhe sot drejtoreshë në Universitetin Shtetëror të Moskës.

Nuk është bërë ende e ditur se cila prej tyre ka provuar vaksinën kundër Covid-19.


