Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Gusht 2020, 10:10

E trishtë/ Covidi i merr jetën efektivit të Policisë në Shkodër, la pas 4 vajza

Ka ndërruar jetë ditën e sotme Safet Morina, efektivi i uniformave blu në policinë e Shkodrës. Report Tv bën të ditur se Morina ishte infektuar me Covid-19 dhe ndodhej i intubuar në Tiranë.

Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.

Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.

Lajmin e kanë konfirmuar kolegë e të afërm të tij, me postimet prekëse në rrjetet sociale. Morina la pas pas bashkëshorten e 4 vajzat.