Ka ndërruar jetë ditën e sotme Safet Morina, efektivi i uniformave blu në policinë e Shkodrës. Report Tv bën të ditur se Morina ishte infektuar me Covid-19 dhe ndodhej i intubuar në Tiranë.
Ai nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin që po merr jetë njerëzish në vendin tonë prej muajsh.
Morina prej vitesh mbante postin e përgjegjësit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.
Lajmin e kanë konfirmuar kolegë e të afërm të tij, me postimet prekëse në rrjetet sociale. Morina la pas pas bashkëshorten e 4 vajzat.



