Nga Shqipëria / E Mërkurë 12 Gusht 2020, 10:10

Pamjet e mrekullueshme, shfaqen delfinë në kanalin e Korfuzit

Një shfaqje mjaft e rrallë është fotografuar në Gjirin e Ftelesë në kanalin e Korfuzit.

Kamera e LSA ka kapur disa delfinë të cilët notojnë të qetë në ujërat e detit tonë duke dhuruar shfaqje për turistët e shumtë.

Gjatë viteve të fundit shfaqjet e delfinëve janë bërë më të shpeshta. Ata renditen të tretët në botën shtazore sa i takon inteligjencës dhe kanë nxitur interes te studiuesit.