Drejtori i birrarisë "Peja", Ernest Jusufi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Ai ishte shtruar që prej ditësh në spitalin e Shkupit, pasi kishte rezultuar pozitiv me Koronavirus, raporton "Zëri.info".
Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë një mik i biznesmenit, Adriatik Kelmendi, me anë të një statusi në rrjete sociale. “Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar ai.

