Një burrë nga India ka vrarë veten si pasojë e mungesës së marrëdhënieve seksuale. Gruaja e tij 32-vjeçare, Geeta Parkar është arrestuar nën akuzën "nxitje drejt vetëvrasjes".
Vjehrra e saj, Muli Parmar ka bërë një ankesë në polici, ku shprehet se 32-vjeçarja nuk kishte bërë seks me burrin për 22 muaj, aq kohë sa kishin të martuar. Parmar ka deklaruar se mungesa e marrëdhënieve seksuale i kishte shkaktuar stres mendor të birit, pasi lidhja e tyre kishte dështuar.
Po ashtu, ajo ka zbuluar se Geeta dhe bashkëshorti flinin në shtretër të ndarë. "Kur e pyeta djalin tim për këtë, ai më tha se ata nuk kishin marrëdhënie intime pasi Getta ishte betuar që nuk do të flinte me burrin e saj", ka deklaruar Parmar.
Burimi: "Daily Mail"
Përshtati: "Xing.al"
