Nga Shqipëria / E Martë 11 Gusht 2020, 17:05

Rusia miraton vaksinën e parë të Koronavirusit në botë, e provon vajza e presidentit

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia është vendi i parë në botë që ka miratuar vaksinën e Koronavirusit. Gjatë një takimi qeveritar, Putin ka deklaruar se vaksina është zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës dhe është e sigurt.

Ai ka treguar se njëra nga vajzat e tij ka marrë vaksinën dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. "Unë e di që është shumë efektive, formon imunitet të fortë dhe po e përsëris, i ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme", është shprehur Putin.

Presidenti tha se shpreson që vaksina të fillojë prodhimin në masë. "Shpejtësia me të cilën Rusia po lëviz për krijimin e një vaksine, nxjerr në pah vendosmërinë e saj për të fituar garën globale për një produkt efektiv, por ka ngjallur dhe shqetësime se mund të jetë duke vendosur prestigjin kombëtar para shkencës dhe sigurisë", transmeton "Daily Mail".

Burimi: "Daily Bail"

Përshtati: Xing.al