Nga Shqipëria / E Martë 11 Gusht 2020, 16:04

Morena Taraku bën testin e Koronavirusit dhe tregon pamjet

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka bërë së fundmi testin për Covid-19. Pamjet nga ky moment ajo i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ajo ka publikuar momentin e bërjes së tamponit, mirëpo pa zbuluar nëse i janë shfaqur simptoma apo thjesht e ka bërë për të hequr merakun.

Pas testimit, këngëtarja ka rezultuar negative me Koronavirus. Kujtojmë se pak kohë më parë dhe Emina Çunmulaj bëri testin dhe pamjet i ndau në rrjete sociale.