Nga Shqipëria / E Martë 11 Gusht 2020, 15:03

Armina Mevlani tregon për herë të parë pse e shtyu dasmën me Shkëlzenin

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, një nga çiftet më simpatik të showbizit, vitin e kaluar u përfolën se do të martoheshin me një dasmë që pritej të mbahej këtë vit. 

Megjithatë duke qenë se dasma nuk u mbajt, një prej fansave në Instagram e ka pyetur Arminën për arsyen. Armina ka pohuar se dasma u shty për shkak të pandemisë.

Fashionistja u shpreh se këtë periudhë nuk duhet të ketë grumbullime dhe i bëri thirrje fansave të tregohen të kujdesshëm.