Një vajzë 32-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Durrësit me akuzën e vjedhjes. Ajo hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë.
Vajza me banim në Tiranë pikaste shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur me pushime në Durrës. Rezulton se e reja është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje.
Ajo u merrte portofolat apo çelësat e dhomës së plazhit.
