Nga Shqipëria / E Martë 11 Gusht 2020, 12:12

Kapet 32-vjeçarja nga Tirana, piketonte burrat kosovarë dhe iu futej në dhomë

Një vajzë 32-vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Durrësit me akuzën e vjedhjes. Ajo hynte në banesat e pushuesve dhe i merrte sende me vlerë.

Vajza me banim në Tiranë pikaste shqiptarët e Kosovës që kishin ardhur me pushime në Durrës. Rezulton se e reja është autore e 2 vjedhjeve dhe e 2 rasteve të tjera të tentativës për vjedhje.

Ajo u merrte portofolat apo çelësat e dhomës së plazhit.