Nga Shqipëria / E Martë 11 Gusht 2020, 11:11

Ish-opinionisti i 'Big Brother' infektohet me Covid-19: Kisha shqetësime, dola pozitiv

Aktori i njohur me nofkën Virusi, apo ish-opinionisti i “Big Brother”, Basri Shala ka deklaruar se është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook ku shkruan se ka bërë testin dhe ka dal pozitiv. 

Basriu shkruan se është munduar të jetë strikt në respektimin e masave, por nuk ka arritur t’i shpëtojë virusit.

“Miq, Pas disa shqetesimeve qe i kisha, dje e kam ba testin. Para pak kohe me thirren prej IKSHP-se dhe m’kallxun qe jam njeri shume i mire dhe pozitiv. Ata qe me njohin e dijne sa shume kam pas kujdes, por me fund e leshova bajrakun. Ka shume kohe qe masken dhe distancen e kam respektu strikt”, shkruan Basriu.