Vjollca Braho drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor ka bërë të ditur se ka fituar betejën me koronavirusin. Në një postim në rrjete sociale, Braho thekson se ka luftuar për një muaj për jetën, por ja doli. Drejtoresha tregon se shenja kryesore që dha alarmin se mund të ishte prekur nga koronavirusi ishte vështirësia në frymëmarrje.
Braho ka ndarë të gjithë eksperiencën në spitalin "Shefqet Ndroqi", duke falënderuar të gjithë ata që e kanë ndihmuar.
Postimi i Brahos: "Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj në lufte per jeten. Por ja dola... Te dashur mi, mikesha e te aferm. Ju falenderoj nga Zemra secilin nga ju nje per nje per mijra sms-te e derguara ne telefonin tim, e telefonatat pafund qe interesoheshit cdo dite per shendetin tim edhe pse une nuk mund ti pergjigjesha asnjeriu
Veshtiresia ne frymemarje ishte shenja kryesore qe dha alarmin qe jeta ime ishte ne rrezik. Në Spitalin Shefqet Ndroqi per 1 muaj ne luftuam per ne fund ja dolem.
Nje falenderim te vecante me perulje per ekipin e mrekullueshem te reanimacionit Dr Albani, Fahriu , Eljana, Arjani, kryeinfermierja e reanimacionit Merita, vajzat si flutura te reanimacionit, kryeinfermiret e pergjithshme Hena &Leta, sanitare Bukuria e per gjithe personelin e ketij Spitalit shpreh mirenjohjen te pafund per ate pune te shkelqyer qe ju e benit per te gjithe e jo vetem per mua duke ju dhene fryme e jete cdokujt me shpirt e zemer, Ju qe me dhate oksigjenin me dhate frymen me kthyet buzeqeshjen e Jetes me dashuri e profesionalizem!
Nuk gjej fjale per te falenderuar Shefen e Reanimacionit profesoresh Alma Canin (Motra ime) qe per dite e nete te tera ajo mohoj gjithcka nga jeta e saj duke ndenjur ne spital e pa u kthyer as ne darke ne shtepi (kete se beri vetem per mua por per te gjithe pacientet ne reanimacionin qe ajo drejton me aq shume profesionalizem e dashuri, duke mohuar veten per pacientet).
Ne Shqiptaret jemi me fat qe kemi ne ekipet tona mjeke ekselente qe na i ka zili dhe per pergatitjen e tyre edhe si pleumolog edhe si reanimator. Ne fund nje falenderim special per Kapitenin e ketij ekipi te bukur profesionalisht qe drejtohet nga Profesor Perlat Kapisyzi i cili vinte cdo dite ne mengjes e ne darke vizitonte te gjithe pacientet vete me aq shume kujdes e profesionalizem .
Une sot e kam Shpirtin plot per ate qe Mjekesia Heroike Shqiptare ben per secilin nga ne. Mirnjohje pafund Falenderoj Ogerten Ministren e Shendetesise qe cdo dite interesohej per ecurin e semundjes time . Jam shume e emocionuar se heronjte e Shefqet Ndroqit meritojne shume me shume fjali te spikatura por emocionet e dites se pare kur del nga spitali jane te medha. Ju jam mirenjohese pafund per gjihcka ju bete per mua.
Nje keshille te fundit per ju qe se keni kuptuar akoma se cfare semundje vdekjeprurse eshte Covid -19. Ju lutem zbatoni me perpikmeri tre regullat e thjeshta duke mbajtur masken ne ambjentet e mbyllura, ruani distancimin social dhe lani duart sa me shume qe ta mbani sa me larg kete semundje vdekjeprurese. Falenderoj Zotin qe ne kete beteje te veshtire me beri edhe me te forte.
Me respekt e mirnjohje perjete Vjollca Braho.
Kjo eshte Profesoresha Alma Cani Ansary
motra ime qe nuk kam fjale te pershkruaj ate qe ajo ka bere per mua"

