Nga Shqipëria / E Martë 11 Gusht 2020, 10:10

Tragjike/ Në pritje për tu bërë nënë, humb jetën nga Covid-19 policja në Kosovë

Indeksonline mëson se e ndjera, për një kohë u trajtua në Kralevë të Serbisë, por nuk arriti ta fitonte betejën ndaj Covid-19.

Policja shtatzëne shërbeu për një kohë të gjatë në Stacionin e Policisë në komunën e Shtërpcës. Varrimi i saj u bë të shtunën në mesdite.

Kështu ka shkuar në tre numri i të vdekurve nga koronavirusi në Policinë e Kosovës. Zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani konfirmoi humbjet e jetëve në institucionin që punon.

“Po, 3 zyrtarë deri më tani kanë humbur jetën, të cilët kanë qenë të prekur edhe nga Covid-19”, është shprehur ai.