Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kalitheas në Greqi. Një 67 vjeçar qëlloi disa herë më sëpatë bashkëshorten e tij 57 vjeçare.
Mediat greke raportojnë se 67 vjeçari në gjendje të dehur qëlloi me sëpatë bashkëshorten e tij, e cila i kishte kërkuar divorcin. Gruaja e plagosur rëndë arriti të dalë nga shtëpia, por 67 vjeçarin e ndoqi edhe në rrugë duke i qëlluar me sëpatë.
Pasi mendoi se gruaja kishte vdekur, ai e drejtoi sëpatën nga vetja duke u qëlluar në kokë disa herë. Në vendin e ngjajres mbërriti policia, e cila bashkë me ndërhyrjen e disa banorëve të zonës arritën ta neutralizonin të 67 vjeçarin.
Ndërkohë, mjekët janë duke u përpjekur maksimalisht për të shpëtuar jetën e 57 vjeçares.
