Një grua e infektuar me koronavirus ka shkuar të bëjë thonjtë në një qendër estetike dhe nuk ka treguar se kishte testuar pozitive për Covid-19. Ka qenë estetistja ajo që ka zbuluar historinë, e cila është bërë virale në rrjet. Estetistja ka publikuar mesazhet me klienten e cila i thotë se i duhej dëshpërimisht të bënte thonjtë.
"Ndihem vërtet keq dhe nuk duhej të lija takim, por doja dëshpërimisht të bëja thonjtë! Jam testuar pozitivisht për virusin dy ditë më parë prandaj ju lutem karantinohuni", i shkroi klientja estetistes.
"Unë ju pyeta para se të vinit nëse ishit e ekspozuar ndaj virusit dhe nëse e keni kaluar. Unë ligjërisht nuk duhet t'ju lija takim", ia ktheu estetistja.
"Unë isha thjesht e dëshpëruar të dilja nga shtëpia! Kam qenë në karantinë për dy ditë. Më vjen keq! Kisha nevojë të bëja thonjtë. Ti e pe sa keq ishin", vazhdoi klientja.
Pas publikimit të këtyre mesazheve nga estetistja, më shumë se 10 mijë komente u bënë në postim, ku komentuesit kritikonin ashpër dhe akuzonin se klientja kishte për qëllim të përhapte virusin.
Burimi: Dailymail


