Aktori i njohur i Hollivudit, Chris Pratt është bërë baba. Bashkëshortja e tij, Katherine Schwarzenegger, vajza e aktorit të madh Arnold Schwarzenegger, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë.

Lajmin e konfirmoi vëllai i Katherines, Patrick, i cili i kishte blerë edhe një dhuratë. Patrick nuk e zbuloi gjininë e foshnjës.

Prindërit e Katherine, Maria Shriver, 64 vjeç dhe Arnold Schwarzenegger, 73 vjeç, si dhe motrat e saj, shkuan për një vizitë në rezidencën e Katherine dhe Chris.

Chris dhe Katherine u martuan në vitin 2019.

Aktori është baba edhe i një djali me ish-bashkëshorten Anna Faris.

