
Ditën e sotme kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar një takim me kreun e Komitetit të Sëmundjeve Infektive, Sotiris Tsiodras.
Është vendosur që Greqia të hap kufirin me Shqipërinë më 16 gusht. Nga data 16 gusht kusht i vetëm të jetë testi PCR i kryer para 72 orësh. Ky urdhër është për të gjithë shtetasit përfshirë edhe ata grekë që duan të shkojnë në vendin e tyre.
Ndër të tjera është vendosur që në doganën e Kakavijës do të lejohen të futen deri në 750 persona në ditë.
Burimi: newsbomb.al