Nga Shqipëria / E Hënë 10 Gusht 2020, 16:04

Hyri për t’u larë në det, ndërron jetë pushuesi në plazhin e Borshit

Një pushues është mbytur sot në plazhin e Borshit. Personi ka pësuar infarkt, sapo ka rënë në kontakt me ujin e detit.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se personi ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë, ndërsa trupi i tij i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë. Ndërkohë, policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Në plazhin e Borshit, shtetasi E. L., 85 vjeç, banues në fshatin Borsh, duke u larë në det dyshohet se ka pësuar infarkt kardiak dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.