Një 18-vjeçar ka vrarë fqinjin e tij me qëllim për të realizuar video për Tik Tok. Mediat amerikane raportojnë se i riu, Zachary Latham ka goditur me thikë 51-vjeçarin, William Durham duke e lënë të vdekur në vend.
Gjithçka është filmuar nga një kamera amatore e mbajtur nga e dashura e të riut dhe është shpërndarë në rrjetin social “TikTok” të menaxhuar nga 18-vjeçari.
Në video shihet teksa Durham i afrohet makinës së agresorit dhe ky i fundit e godet. Plagët i sollën vdekjen, ndërkohë që prokuroria ka nisur një hetim rreth kësaj ngjarjeje.
