Nga Shqipëria / E Hënë 10 Gusht 2020, 15:03

Lufta kundër Covid-19/ Gjermania ndihmon Shqipërinë me 10.5 milion euro

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Zingraf bëri me dije se do të ndihmojë Shqipërinë më një fond prej 10.5 milionë euro për bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve, për periudhën 2020–2021, në mbështetje të ndikimit të pandemisë Covid-19.

"Me Ambasadorin Peter Zingraf diskutuam mbi zgjerimin e bashkëpunimit shqiptaro-gjerman dhe sfidat e përbashkëta që duhet të përballojmë në këtë kohë pandemie.

Me kënaqësi u njoftova për alokimin e një fondi shtesë prej 10.5 milionë EUR në kuadër të bashkëpunimin ekonomik dhe teknik mes dy vendeve.
Mbështetja për Qeverinë Shqiptare vjen në vijim të angazhimit të përbashkët për menaxhimin e ndikimit të pandemisë në ekonominë dhe jetën sociale të vendit.

Vëmendja ndaj zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe procesit të integrimit të Shqipërisë, veçanërisht atij ekonomik janë shtylla të bashkëpunimit të ndërsjelltë edhe gjatë Presidencës së Gjermanisë në Këshillin e Bashkimit Europian", shkruan Denaj.