Është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 50 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, muzikanti korçar Ilir Tasellari.
Lajmin e ka bërë të ditur këngëtari Devis Xherahu, i cili ka shprehur hidhërimin për largimin e parakohshëm nga jeta të muzikantit përmes një postimi në Facebook.
“Nuk dua ta besoj qe ti u largove kaq shpejt,buke e vjeter, kemi ndare kaq aktivitete dhe festa familjare bashke, kaq ore provash per tu bere keta qe jemi sot,Lamtumire miku im Ilir Tasellari.. jam i bindur qe ti do prehesh ne paqe..”, shkruan Xherahu.

